8K TV nga Samsung del në shitje këtë muaj

Teknologji

8K TV nga Samsung del në shitje këtë muaj

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:24
8K TV

Samsung njoftoi gjeneratën e ardhshme të televizorëve gjatë shfaqjes së teknologjisë IFA, në muajin gusht në Berlin.

Tani duket se firma koreane është gati të lansoj linjën mahnitëse 8K në tregun e Britanisë së Madhe.

Lajmet e fundit sapo kanë zbuluar që këta televizorë do të jenë në dispozicion për para-porosi nga 3 tetori dhe do të mbërrijnë në dyqane nga e mërkura, 17 tetor.

Samsung është duke u mburrur se TV i ri Q900R 8K përmban rezolucionin Real 8K që mund të arrijë deri në 4.000 nit shkëlqim – një standard i arritshëm nga shumica e studiove të filmit.

Ky funksion lejon televizorin që të prodhojë katër herë më shumë pikselë se një televizor 4K UHD dhe 16 herë më shumë se një televizor me HD të plotë.

“Në Samsung, ne kemi punuar pa pushim gjatë viteve për të lëvizur industrinë përpara kur është fjala për cilësinë e lartë të imazhit dhe futja e QLED 8K tonë me 8K AI Upscaling është një komponent integral se si ne shikojmë të ardhmen e ekraneve” tha Jongsuk Chu, Zëvendëspresident i biznesit të ekraneve në Samsung Electronics.

“Ne jemi të kënaqur për të prezantuar Q900R për konsumatorët dhe jemi të sigurt se ata do të përjetojnë mrekulli të shkëlqimit në ngjyra, qartësi dhe zë në modelet tona të reja me kapacitet 8K”.

Me kaq shumë teknologji të re brenda, këto TV sigurisht nuk vijnë me çmim të lirë. Samsung ka konfirmuar se çmimet do të fillojnë nga £ 4,999.99 dhe do të jenë në dispozicion nga shop.samsung.com, si dhe shitësit e zgjedhur.

Kjo nuk është linja e parë 8K që do të zbulohet, pasi që më parë LG gjithashtu ka njoftuar televizionin e tyre super të mprehtë në IFA.

Gjigandi teknologjik pretendoi se produkti është i pari në botë që përshtat teknologjinë OLED me një rezolucion 7680×4320.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat