Bentley "shuan" Bentayg dizel në Evropë

Teknologji

Bentley "shuan" Bentayg dizel në Evropë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:04
Bentley Bentayg

Bie edhe një tjetër viktimë e qërimit global me motorët me naftë në Evropë, Bentley Bentayg.

Prodhuesi britanik nuk do të ofrojë më SUV-in e vet në "Kontinentin e Vjetër", por do të jetë në dispozicion për konsumatorët në Rusi, Australi dhe Afrikë të Jugut, transmeton KosovaPress.

Bentley Bentayg Diesel ka 435 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 4,8 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 270 km/h.  

Vetura shpenzon 7,3 litra në 100 km. Për dallim nga Bentayga, Audi SQ7 edhe më tej do të vazhdojë të shitet në Evropë me këtë motor dhe çmimi fillestar i këtij modeli është rreth 96.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat