Irani rikthen Gmail-in, mban të bllokuar YouTube-in - Bota Sot
Irani rikthen Gmail-in, mban të bllokuar YouTube-in

Teknologji

E diel, 24 korrik 2016

Irani rikthen Gmail-in, mban të bllokuar YouTube-in

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 12:14

Autoritetet iraniane kanë rikthyer qasjen në Gmail, një javë pasi kanë bllokuar shërbimin e dërgesave online të kompanisë Google.

Megjithatë, raportet nga Teherani thonë se zyrtarët qeveritarë janë duke punuar për masa të reja të cënsurës kundër ueb-faqes së videove, YouTube, po ashtu pronë e Google-it.

Irani ka bllokuar Gmail-in javën e kaluar, duke iu përgjigjur fragmenteve të një filmi anti-islamik që ka publikuar YouTube dhe që kanë nxitur trazira vdekjeprurëse në botën myslimane.

Ndalesa ndaj Gmailit ka nxitur ankesat e përdoruesve.

Mohammad Reza Aghamiri, anëtar i Komitetit Mbikëqyrës të Internetit, ka thënë sot se autoritetet kanë hequr ndalesën për Gmail-in, pasi kanë zgjidhur problemet teknike për të ndarë YouTube-in dhe Gmail-in.

YouTube vazhdon të mbetet i bllokuar në Iran.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test