Mesatarja e trafikut on line ndikohet nga “Robotët e Internetit”

Teknologji

Mesatarja e trafikut on line ndikohet nga “Robotët e Internetit”

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 12:09

“Robotët e Internetit” ose klikimet e automatizuara në reklama dhe në përmbajtjet e tjera në ueb dobësojnë investimet, dëmtojnë integritetin dhe sjellin humbje parash për reklamuesit.

Këto lloj klikimesh kane patur ndikimin e tyre në trafikun ndërkombëtar online, pra që nënkupton gjithë gamën e gjerë të klikimeve në botën e internetit. Kjo lloj dukurie shfaqet në shifra të ndryshme në shtete të ndryshme.

Sipas vëzhgimeve të bëra nga disa kompani rezulton se një përqindje e konsiderueshme e klikimeve online në gjithë botën përbëhet nga “Robotët e Internetit”. Dhe derisa teknologjia avancon çdo ditë e më shumë problemi i bots-ve duket se po përkeqësohet nga dita në ditë. Për shembull, këtë verë, një kompani e quajtur Long Island njoftoi se rreth 80% e klikimeve për të cilat kishte paguar në reklamat e Facebook-ut kishin ardhur nga bots-ët dhe jo nga njerëzit.

Por, sa e keqe është epidemia e bot-ve dhe si mund të mposhtet?

Solve Media, një kompani e reklamimit online kohët e fundit ka bërë disa analiza rreth këtij problemi, dhe sjell disa rezultate interesante, të cilat po i prezantojmë në grafikun e mëposhtëm.

Në mesin e gjetjeve më interesante të kompanisë së reklamimit online është se Shtetet e Bashkuara mund të kenë numrin më të madh të bots-ve, dhe po ashtu ka numrin më të ulët të trafikut jo-konsumues sesa shtetet e tjera. Sipas Solve, rreth 16 përqind e trafikut online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bazohet në bots, mirëpo në Singapor ky numër është shumë më i madh me rreth 56 përqind dhe 43 përqind në Filipine.

Kjo nënkupton një humbje shumë të madhe parash për reklamuesit. Sipas disa parallogaritjeve reklamimi online pritet të arrij shifrën prej 15.3 miliardë dollarësh amerikan këtë vit, prandaj trafiku i bots-ve mund të përkthehet në një humbje të madhe parash nga ana e reklamuesve.

Atëherë, çfarë mund të bëjnë reklamuesit online që t’i mposhtin klikimet e automatizuara? Të kërkojnë mundësi për reklamim sipas kostos, partneritet me botuesit të cilët luftojnë trafikun bot në mënyrë aktive dhe të zbatojnë vendosjen e teknologjisë së gjurmimit. Këto duken si tre ide shumë të mira si fillim. Për më shumë informacione, shikoni grafikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat