Samsung padit Apple për shkelje të të drejtave të patentës - Bota Sot
Samsung padit Apple për shkelje të të drejtave të patentës

Teknologji

E hënë, 25 korrik 2016

Samsung padit Apple për shkelje të të drejtave të patentës

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 13:04

Siç edhe kishte premtuar, Samsung-u ngriti një padi kundër Apple në Gjykatën Federale Amerikane në Kaliforni, në lidhje me shkeljen e të drejtave të patentave që lidhen me teknologjinë LTE të integruar në iPhone-in 5.

Samsung-u këtë veprim e kishte paralajmëruar para prezantimit të iPhone 5, por i’u desh kohë për të shqyrtuar çdo detaj.

Pasi kompania dyshoi se Apple në këtë pajisje po përdor patentat e tyre pa leje, zyrtarët e Samsung-ut këtë akuzë e kanë shtuar tashmë në kontekstin ekzistues, pra pas gjithë vëzhgimeve dhe konstatimeve të bëra.

Samsung-u ka deklaruar: “Nuk kemi shumë zgjidhje për të ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur pronësinë tonë intelektuale”.

Të rikujtojmë se Samsung-u këtë verë në një gjykatë amerikane humbi në një mosmarrëveshje me Apple ku u shpall fajtor për shkelje të drejtave të patentave të Apple, në mes së cilave edhe atë të kopjimit të dizajnit.

Shumë analistë pajtohen me mendimin se Samsung nga Apple kopjoi me të vërtet shumë gjëra, por sipas tyre është i dukshëm keqpërdorimi nga Apple i ligjit amerikan të patentave i cili praktikisht mundëson patentimin sidomos të formave gjeometrike.

Se sa do te ketë Samsung-u sukses në misionin e tij, mbetet të shihet, por dihet që ta mundësh një kompani amerikane në tokën e saj nuk është e lehtë. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test