Samsung-u arrin numër rekord të shitjeve

Teknologji

Samsung-u arrin numër rekord të shitjeve

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 18:18

Tremujori i parafundit i vitit për kompaninë Samsung rezulton të jetë me bilanc pozitiv sa i përket shitjeve.Ndërmarrja arriti të realizojë shifrën më të mirë të fitimeve me 7.3 miliardë dollarë.

Rezultatet e Samsung-ut ishin nxitur nga shitja e smartfonëve Galaxy.

Kompania nuk raporton shifra të shitjeve të telefonave të saj celularë, por analistët vlerësojnë që janë bërë diku tek rreth 58 dhe 60 milionë shitje. Aq shumë sa 18 deri 20 milionë njësi janë shitur vetëm gjatë muajit, shtator të pajisjes Samsung Galaxy S III, që ka qenë gati për shitje që nga muaji maj.

Si pikë krahasimi, Samsung-u shiti rreth 50 milionë pajisje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012. Biznesi për smartfonë i Samsung-ut është përgjegjës për rreth dy të tretat e përfitimeve prej 7.3 miliardë dollarësh nga ndërmarrja.

Shitjet e shumta të telefonave celularë Samsung ndihmuan që të mbulohen humbjet në bizneset e tjera.

Për shembull, përfitimet nga biznesi për çipin DRAM (memoria dinamike me qasje të përkohshme) shënoi rënie me 14% gjatë tremujorit të tretë të vitit për shkak të uljes së numrit të porositjeve nga konsumatorët e saj.

Ulja e shitjeve të laptopëve dhe e kompjuterëve të tjerë nuk mundësoi përfitime të mëtejshme gjatë tremujorit të tretë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat