Oracle prezantoi sistemet Exadata X3 - Bota Sot
Oracle prezantoi sistemet Exadata X3

Teknologji

E shtunë, 23 korrik 2016

Oracle prezantoi sistemet Exadata X3

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 20:52

Në konferencën e vet OpenWorld në San Francisco, Oracle ka prezantuar gjeneratën e re të sistemeve për ruajtje dhe analizim të sasive të mëdha të të dhënave, Exadata X3.

Këto sisteme bazohen në procesorët tetëbërthamësh Intel Xeon E5-2690 me 2,9 GHz, kanë 4 TB DRAM dhe 22 TB flash cache për, sipas Oracle, shkrim 20 herë më të shpejtë të dhënave dhe shpenzim 10-30 për qind më të ulët të energjisë. Arsye është fakti që bazat e të dhënave janë gjithmonë të ruajtura në memorie, ndëras të dhënat (më saktë, 5 petabajtë) të cilave nuk qasen aq shpesh, ruhen në hard disqe – për këtë është angazhuar sistemi automatik i cili të dhënat aktive i vendos në RAM dhe Flash.

Sistemet Exadata shërbejnë që kompanitë në bazë të informatave për shitjen, marketingun dhe resurset tjera të tyre të vijnë deri tek analizat e dobishme strategjike dhe t’u mundësojnë të punësuarve të tyre qasje më të lehtë në kategoritë e ndryshme të të dhënave të ruajtura.

Çmimet e konfigurimeve individuale mund t’i gjeni në adresën http://tinyurl.com/3mvkh3r/.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test