Apple: Po fotografoni gabimisht - Bota Sot
Apple: Po fotografoni gabimisht

Teknologji

E martë, 26 korrik 2016

Apple: Po fotografoni gabimisht

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 21:03

Edhe pse fillimisht mohuan ekzistimin e problemit, Apple tani megjithatë thotë që është e vetëdijshme që iPhone 5 në disa kushte të caktuara në fotografi paraqet njolla ngjyrë vjollce. Sipas përkrahjes teknike të Apple, kjo ëshët normale. Siç janë normale edhe grithjet në telefon.

Sipas përgjigjes së shërbimit për përkrahje teknike të Apple që i është dhënë një prej pronarëve të iPhone 5, njollat ngjyrë vjollce në fotografi janë normale nëse në kuadër gjendet ndonjë burim i fuqishëm i dritës. Të gjithë atyre që hasin në këtë problem u rekomandohet që në fotografi të mos përfshijnë burime të forta të dritës, pra ta “largojnë kamerën nga drita”.

Ekspertët për fotografi dyshojnë që burim i këtyre problemeve është kristali prej safiri të cilin Apple e shfrytëzon në kamerën për iPhone 5. Shfrytëzimi i këtij material do të duhej ta mbrojë thjerrëzën nga grithjet.

Lansimi i iPhone 5 ka kaluar ndoshta me më së shumti kontroverse se të gjitha lansimet e deritashme. Hartat, shtëpiza e dobët që grithet, WiFi dhe së fundi kamera janë disa prej problemeve kryesore në fokusin e mediave. Por, sa më shumë probleme që dalni për iPhone raportohet për shitje edhe më të mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test