Pritje të dobëta nga ultrabookët

Teknologji

Pritje të dobëta nga ultrabookët

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 21:39

Kompania analitike iSuppli ka publikuar pritjet e korrigjuara për liferimin e pritshëm të ultrabookëve për këtë vit. Në krahasim me parashikimet e mëparshme, të rejat janë dukshëm më të zvogëluara.

Vlerësimi origjinal përfshinte 22 milionë laptopë të tillë të liferuar këtë vit. Siç përcjell ZDnet, tani iSuppli pret përgjysmë më pak laptopë ultrabook të liferuar, pra vetëm 10.3 milionë. Një prej arsyeve është rritja e mëtejme e popullaritetit të aparateve smartphone dhe tablet që ndikon negativisht në tregun e kompjuterëve në përgjithësi, pra edhe tek ultrabookët. Prodhuesit e kompjuterëve akoma nuk kanë arritur të interesojnë sa duhet blerësit potencialë “të trentë” pas tabletëve, ndërsa çmimet e këtyre kompjuterëve janë akoma relativisht të larta, thonë në iSuppli.

Megjithatë, analistët për vitin e ardhshëm parashikojnë rritje më eksplozive të liferimit të ultrabookëve. Do të duhej të liferohen 44 milionë njësi. Në krahasim me parashikimet e mëparshme kjo shifër është zvogëluar për 17 milionë. Ndoshta do të korrigjohet prapë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat