Aplikacionet e shumta, përdoruesit nuk e braktisin iPhone

Teknologji

Aplikacionet e shumta, përdoruesit nuk e braktisin iPhone

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 11:04

Platforma e aplikacioneve për iOS është mjaft e pasur dhe përdoruesit nuk mund ta braktisin atë, thotë një analist nga Tajvani.

Përdoruesit do të lidhen me iOS për shkak të shumëllojshmërisë me aplikacionet megjithë problemet me lëshimin e iOS 6, tha një analist tjetër nga Taipei.

Megjithëse ndodhi një hyrje e paqëndrueshme e aplikacioneve të reja si Maps dhe Siri, përdoruesit do të qëndrojnë me iOS sepse ata “tashmë kanë blerë aq shumë aplikacione mobile dhe muzikë në platformën iOS që do të jetë e vështirë për ta që të kalojnë në pajisjet e tjera që përdorin sistemet operative Android ose Windows”,- tha Simon Yang, i cili është analist në Institutin Hulumtues Topologjik, duke folur përChina Post.

Yang ishte duke iu adresuar tregut në Tajvan, por ky argument lehtësisht do të mund të aplikohej për tregjet e tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka pasur shumë pakënaqësi në lidhje me iOS 6 duke përfshirë aplikacionet e hartave dhe lidhshmërinë Wi-Fi.

Dhe ka dëshmi që shqetësimet rreth aplikacionit për harta, për shembull, janë thjesht duke i udhëhequr përdoruesit drejt alternativave për harta në iOS dhe jo tek platforma të tjera.

Për momentin janë mbi 700 000 aplikacione në dyqanin App Store të Apple. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat