Fakte befasuese mbi rrjetin shoqëror Facebook - Bota Sot
Fakte befasuese mbi rrjetin shoqëror Facebook

Teknologji

E premte, 26 gusht 2016

Fakte befasuese mbi rrjetin shoqëror Facebook

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 14:19

Tashmë rrjeti social më i madh në botë ka mbi 1 miliard përdorues, por ky nuk është fakti më interesant i tij.

Ka edhe shumë të tjera, si p.sh 1.13 trilion “pëlqime”. Kjo shifër është vërtet çmenduri!

Më poshtë PCWorld ju sjellë disa statistika të tjera tepër befasuese:

Që prej shkurtit të vitit 2009 kur u prezantua për herë të parë si opsion, Facebook-u ka më tepër se 1.13 trilion “pëlqime”.

140.3 miliardë lidhje miqsh për 1 miliard përdoruesit në total.

219 miliardë foto, që ekzistojnë aktualisht në sistem (pa përfshirë ato që janë fshirë tashmë). Që prej vjeshtës së vitit 2005, kompania beson se ka pasur 265 miliardë foto.

17 miliardë postime me etiketim vendndodhjeje, që prej gushtit 2010.

210 000 vite muzikë të luajtur deri tani. 62.6 milionë këngë janë luajtur 22 miliardë herë që prej shtatorit 2011. Është një hark kohor prej vetëm një viti.

Sipas Facrbook-ut, mosha mesatare e përdoruesve është 22 vjeç.

5 vendet me numrin më të madh të përdoruesve, renditur sipas rendit alfabetik janë: Brazili, India, Indonezia, Meksika dhe SHBA.

Nga 1 miliard përdorues, 600 milionë prej tyre përdorin edhe Facebook mobile. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test