iPad mini – 10 milionë për fillim

Teknologji

iPad mini – 10 milionë për fillim

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:59

Apple nga prodhuesit OEM deri në fund të vitit ka porositur dhjetë copë të aparateve iPad mini, pohon Wall Street Journal. Prezentimi i iPad mini do të duhej të ndodhë më 17 tetor, thotë i njëjti burim, duke u thirrur në furnitorët tajvanezë të komponenteve.Në krahasim me konkurrentin kryesor Kindle Fire të Amazonit, porosia e Apple është dyfish më e lartë – Amazon nga furnitorët e vet thuhet se ka porositur pesë milionë tabletë për fundin e vitit. Përkundër konkurrencës së ashpër, Apple është goxha e bindur që kërkesa për iPadin e vogël do të jetë e fuqishme. Edhe analistët mendojnë që tregu do të reagojë pozitivisht në këtë pajisje, ndërsa parashikimet bazohen në popullaritetin e Kindle Fire me 7 inçë dhe Galaxy Note me diagonale të ekranit prej 5,3 inçësh. iPad mini i Apple do të duhej të ketë ekran me diagonale prej 7,85 inçësh dhe rezolucion prej 1024 x 768 pixelë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat