Windows 8 më 25 tetor, Windows Phone 8 më 29 tetor

Teknologji

Windows 8 më 25 tetor, Windows Phone 8 më 29 tetor

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:39

Microsofti i ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjet e veta lidhur me prezentimin e sistemit të vet të ri operativ, Windows 8.Publikimi i sistemit operativ Windows 8 për kompjuterët standardë dhe tabletët do të duhej të bëhej zyrtarisht në ngjarjen në New York e cila është caktuar të mbahet më 25 tetor (më 26 tetor fillon shitja zyrtarisht). Disa ditë më vonë, gjegjësisht më 29 tetor do të mbahet ngjarja tjetër në San Francisco në të cilën do të prezentohet Windows Phone 8.

Kështu janë konfirmuar të gjitha informatat e mëhershme që Windows Phone 8 do të prezentohet pas Windows 8. Po ashtu thuhet që menjëherë pas prezentimit të Windows 8 do të fillojë edhe shitja e tabletëve Surface të Microsoftit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat