Samsungu krijon file sistemin e ri F2FS

Teknologji

Samsungu krijon file sistemin e ri F2FS

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 21:54

Struktura e sotme e file sistemit që shfrytëzohet ka lindur në kohën e3 disqeve rrotulluese, por pasi që gjërat po lëvizin gjithnjë e më shumë kah flash zgjidhjet e bazuara në NAND, problemet me file sistemet e vjetra janë gjithnjë e më të shpeshta. Për këtë arsye Samsungu ka vendosur të krijojë file sistemin e ri të quajtur F2FS ose Flash-Friendly File System.Por, ajo që është më interesante është që bëhet fjalë për një projekt Open Source i cili është orientuar kah kerneli i Linuxit, që shkëlqyeshëm mund të aplikohet në sistemet e bazuara në Android. F2FS do të duhej të jetë më i mirë për Flash ruajtjen e të dhënave se file sistemet e sotme si eXFAT ose ext4 – dhe madje më i shpejtë dhe më i thjeshtë për implementim. Supozohet që do të pranohet gjerësisht nga prodhues të ndryshëm të kartelave SD dhe aparateve SSD, ndërsa në fillim problemi më i madh do të jetë kompatibiliteti me platformat si Windows.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat