Patenti i Apple për kufjet pa tela

Teknologji

Patenti i Apple për kufjet pa tela

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 22:40

Apple ka paraqitur kërkesën për patentin i cili përshkruan playerin muzikor i cili mund të luajë muzikën përmes lidhjes me tela dhe pa tela.Patenti “Detachable Wireless Listening Device” e përshkruan metodën e shfrytëzimit përmes të cilës shfrytëzuesit e playerëve multimedialë do të jenë në gjendje të dëgjojnë muzikë përmes kufjeve të lidhura me tel ose pa tel me pajisjen përmes teknologjisë si Bluetooth.

Në aplikimin për patent Apple ka theksuar që telat e bartin audio sinjalin në mënyrë më efikase, kërkojnë më pak energji, është më lirë dhe më thjesht për implementim se teknikat e bartjes pa tela. Por në anën tjetër telat i pengojnë shfrytëzuesit në aktivitetet fizike dhe lehtë mund të ngatërrohen në ta.

Edhe pse ky patent i Apple në esencë përshkruan kufjet pa tela çfarë ka tashmë me bollëk në treg, ndoshta përshkruan edhe ndonjë mundësi të cilën nuk e ka implementuar askush më parë. Kufjet e Apple do të duhej të punojnë me dhe pa tela, ndërsa kur janë të lidhura me tel me playerin muzikor do të duhej edhe të mbushej bateria e kufjeve.

Pa marrë parasysh epilogun e këtij patenti, kjo nuk do të thotë që kjo teknologji do të mund të implementohet së shpejti në prodhime konkrete. Kompanitë shpesh patentojnë teknologji të ndryshme për t’u mbrojtur nga paditë, pa pasur ndonjë qëllim që vetë të prodhojnë diç të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat