Ja si e përshpejtojnë punën tuaj mjetet e diktimit

Teknologji

Ja si e përshpejtojnë punën tuaj mjetet e diktimit

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 11:30

Të gjithë e dimë se pena është një nga mjetet më të fuqishme të njerëzimit, por në shekullin e 21-të, zëri mund t’ia kalojë ndjeshëm. Me softuerët e njohjes së zërit si Siri apo Dragon Naturally Speaker, ka ardhur koha të pyesim veten: si mund të përshpejtoj punën time me mjetet e diktimit?

Për momentin, mjetet e diktimit arrijnë të shkruajnë me një shpejtësi pothuajse të barabartë me atë të fjalëve që ne shqiptojmë. Më poshtë ju paraqesim disa fakte interesante:

- Punonjësi mesatarisht harxhon rreth 4 orë në ditë për të shkruar e-maile dhe lloje të tjera komunikimi.

- Shpejtësia mesatare e shtypjes në tastierë është 33 fjalë në minutë. Kjo do të thotë një fjalë në çdo dy sekonda.

- Softuerët e diktimit mund të regjistrojnë 100 fjalë në minutë.

- Me shtimin e një softueri që njeh zërin në celularin tuaj, mund t’ju përgjigjeni e-maileve si dhe të plotësoni korrespodencën tuaj ndërsa jeni duke ecur apo duke kryer porosi të tjera. Kjo ju sjell më tepër kohë të lirë.

- Duke përdorur këto lloj programesh, arrini të siguroni rreth 3 orë të liranë ditë, duke qenë se punoni 3 herë më shpejt duke i diktuar programit ato që doni të shkruani në vend që t’i shkruani ato me dorë. 3 ore/ditë * 40 vite = 1825 ditë. Pra, me 3 orë më tepër të lira në ditë, në 40 vjet bëhen 43 800 orë.

- Programe të tilla janë veçanërisht të nevojshme për njerëzit që nuk shkruajnë shumë shpejt në tastierë, prandaj ato bëjnë diferencë tepër të madhe gjatë punës.

Çfarë mund të bëni me kohën e lirë që ju krijohet nga këto softuerë?

- Nëse i përdorni këto orë për të rritur shitjet tuaja ose për të bërë një punë tjetër, arrini të rrisni të ardhurat tuaja me të paktën 3$/ora, që do të thotë 3285$ në vit ose 131 400$ në 40 vite.

- Rreth 25% e amerikanëve midis moshës 45 – 55 vjeç deklarojnë se kanë kursyer më pak se 10 000$ për daljen në pension. Nëse edhe ju përfshiheni në këtë grup, atëhere mund të arrini të kurseni më tepër para deri në momentin e daljes në pension.

- Nëse kontribuoni me 3585$ në vit dhe keni një interes 8% mbi investimin, atëhere në fund të 40 viteve merrni 1 000 000$. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat