Kjo pajisje ju bllokon kompjuterin nëse nuk stërviteni me biçikletë - Bota Sot
Kjo pajisje ju bllokon kompjuterin nëse nuk stërviteni me biçikletë

Teknologji

E martë, 30 gusht 2016

Kjo pajisje ju bllokon kompjuterin nëse nuk stërviteni me biçikletë

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 11:32

Kompjuteri është bërë pjesë e jetës sonë të përditëshme. Shpeshherë e përdorim edhe pa ndonjë arsye specifike. Disa njerëz madje nuk arrijnë as ta kuptojnë se sa shumë kohë harxhojnë përpara tij. Le ta ndryshojmë këtë fakt.

Nëse kaloni shumë kohë jashtë shtëpisë, atëhere ju duhet një pajisje e quajtur Personal Energy Orb, që trasformon energjitë e fituara në shpejtësi mouse. Çfarë do të thotë kjo? Jua shpjegojmë pak më poshtë.

Zhvilluar nga dy studentë të Universitetit të Mynihut (Janko Hofmann dhe Fabian Pammer), PEO lidhet me një biçikletë dhe akumulon ‘energji’ në varësi të rrugëve që përshkroni me të.

Kur lidhet me kompjuterin, PEO tregon nivelin e mbetur të energjisë. Sa më shumë të përdorni kompjuterin tuaj, aq më shumë energji do të harxhohet nga pajisja. Energjia shfaqet në ekran në përqindje falë softuerit përkatës të pajisjes. Me rënien e nivelit të PEO-s, do të zvogëlohet shpejtësia e mouse-t tuaj. Kur energjia të ketë mbaruar totalisht, mouse do të bëhet jashtëzakonisht i ngadaltë. Kjo do t’ju motivojë të rikarikoni PEO-n tuaj. Por si mund ta bëni këtë?

Thjesht duke ngarë biçikletën tuaj. Çdo rrotullim i rrotës së biçikletës transmetohet tek një çelës magnetik. Ai lidhet me timonin përmes një kablli. Timoni ka një mbajtëse për PEO-n tuaj. Kjo e fundit e kupton automatikisht kur lidhet me biçikletën. Sa më shumë rrugë të përshkruani, aq më shumë energji do të marrë PEO-ja juaj. Rritja e nivelit të energjisë pasqyrohet tek ngjyra e PEO-s, e cila ndryshon nga e kuqe në të gjelbër.

Kur PEO-ja karikohet totalisht, atëhere jeni në gjendje ta përdorni plotësisht kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë, arrini të alternoni përdorimin e kompjuterit me një aktivitet fizik. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test