Facebook-u anketon përdoruesit për problemet e shfaqura - Bota Sot
Facebook-u anketon përdoruesit për problemet e shfaqura

Teknologji

E diel, 28 gusht 2016

Facebook-u anketon përdoruesit për problemet e shfaqura

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 11:49

Nuk ju pëlqen Facebook-u? Tashmë mund ta thoni me zë të lartë dhe shqetësimi juaj do të dëgjohet nga kompania.

Duke marrë shkas nga gjithë shqetësimet mbi ndryshimet e vazhdueshme dhe problemet me privatësinë, rrjeti social ka filluar të shpërndajë një anketë për të parë se sa të kënaqur janë përdoruesit. Anketa shfaqet në formë mesazhi në fillim të furnizuesit të lajmeve për disa përdorues.

Ajo fillon me fjalët: "We'd like to hear from you. Please take three to four minutes to tell us about your experience using Facebook." (Duam t’ju dëgjojmë. Ju lutemi, rezervoni tre ose katër minuta për të na treguar mbi eksperiencën tuaj gjatë përdorimit të Facebook-ut).

Me anë të anketës Facebook-u synon të testojë problemet e ndryshme

Një nga zëdhënëset e kompanisë e ka konfirmuar anketën dhe është shprehur gjithashtu se ata realizojnë shpesh sondazhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Janë gjithsej 14 pyetje si dhe dy kuti opsionale që u kërkojnë përdoruesve të japin mendimin e tyre mbi përvojën e përdorimit të faqes, me ndihmën e alternativave nga “shumë i/e kënaqur” në ‘totalisht i/e pakënaqur”.

Ndër pyetjet e tjera renditen arsyet pse e përdorin njerëzit Facebook-un dhe sa i besojnë atij, madje edhe sa e vështirë është ta përdorësh atë.

Kohët e fundit janë përhapur mendime se Facebook-u po i kushton më tepër rëndësi mbledhjes së parave nga reklamat se sa përvojës së përdoruesve. Çuditërisht, në anketë nuk ka asnjë pyetje mbi reklamat. (PCWorld Albanian)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test