Disa revista lejojnë shpërndarjen e imazheve direkt në Pinterest

Teknologji

Disa revista lejojnë shpërndarjen e imazheve direkt në Pinterest

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 11:09

E keni menduar ndonjëherë të ekzistonte një opsion që t’ju lejonte të postonit një foto nga një revistë direkt në Pinterest? Tashmë, është e mundur!

Maz, është një kompani startup që ndihmon botuesit të dizajnojnë aplikacione për iPad.

Ata sapo kanë lançuar një karakteristikë të re që do t’ju mundësojë lexuesve të revistave dixhitale, të shpërndajnë foto të marra prej tyre direkt në Pinterest, Twitter, Facebook apo e-mail.

Pinterest po shikohet me interes të madh nga botuesit

Opsioni i ri quhet Clippings dhe përmes tij mund të pritet çdo pjesë e faqes, qoftë ajo një imazh apo një paragraf teksti.

Më pas përmbajtja mund të postohet në Pinterest, pa u shkëputur në asnjë moment nga leximi i revistës.

Në fakt, ekzistojnë disa aplikacione që u mundësojnë përdoruesve të iPad-it të nënvijëzojnë pjesë teksti dhe t’i shpërndajnë ato nëpër rrjetet sociale si Twitter, por Maz është aplikacioni i parë që integrohet edhe me Pinterest.

Pinterest po kthehet në një element tepër të rëndësishëm për botuesit e veçanërisht për ata që publikojnë revista për femrat, për modë apo për dizajn. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat