Satelitët e Galileos tani në hapësirë

Teknologji

Satelitët e Galileos tani në hapësirë

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 11:10

Kundërshtari evropian i GPS-it tani është duke i çuar përpara përpjekjet e veta për të ofruar navigim të saktë, menaxhim të rrugëve bartëse, kërkim dhe pranim të shërbimeve dhe veprime të sigurta bankare.

Galileo tashmë kombinon orën më të saktë atomike që është nisur ndonjëherë për navigim, të saktë me gabimin prej 1 sekonde në 3 milionë vite(me një bartës të fuqishëm për të transmetuar për mbarë botën të dhëna për navigim).

Të premten janë lëshuar dy satelitë më tepër në hapësirë nga baza e nisjeve të anijeve kozmike Jug Amerikane në Guianan e Francës. Satelitët, të emërtuar si David dhe Sif1, i bashkohen një pale tjetër që ka qenë duke u rrotulluar rreth Tokës që nga vitit i kaluar.

Tani që katër satelitë vijnë nga një mini-plejadë, Galileo mund të rregullohet, pas të cilit 14 satelitë më tepër do të vendosen në fundin e vitit 2014.

Galileo synon të ofrojë një shërbim më të mirë se GPS

Dy satelitët e sapo lëshuar janë të parët që bartin antenat për kërkim dhe pranim që janë pjesë e sistemit ndërkombëtar Cospas-Sarsat, që gjen dhe lokalizon semaforët e aktivizuar nga aeroplani, anija kozmike dhe ngjitësit në lartësi në rast të rreziqeve.

Galileo synon të ofrojë një shërbim shumë të saktë, të garantuar për pozicionim global që është më i mirë se GPS-i dhe kontrollohet nga nëpunësit civilë. Galileo do të jetë në përputhshmëri me GPS-in, që mirëmbahet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe me GLONASS-in e qeverisë ruse.

GPS dhe GLONNASS nuk janë sfiduesit e vetëm të Galileos, pasi plejada Beidou e Kinës po ashtu është duke vepruar.

Galileo është nga projektet më të mëdha hapësinore të kryera në Evropë

Sipas ZDNet, “shërbimet e Galileos përfshijnë një shërbim të hapur në dispozicion pa pagesë, për përdorim në sistemet për navigim brenda veturës, për shembull; një shërbim publiku të rregulluar, për reaguesit e parë si policia dhe ambulancë; një shërbim kërkimi dhe shpëtimi, për emergjenca hapësinore, në mes të tjerash; një siguri për shërbimin jetësor, për aviacion; dhe një shërbim komercial të bazuar në fatura për ofruesit e hartave dhe sondazheve,” Galileo duhet jetë i certifikuar që të jetë gati të përdoret në vitin 2015, është një nismë e bashkuar e Komisionit Evropian dhe e Agjencisë Evropiane Hapësinore dhe njëri nga projektet më të mëdha hapësinore të kryera në Evropë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat