CEED Top Class ofron trajnim për menaxherë ambiciozë

Teknologji

CEED Top Class ofron trajnim për menaxherë ambiciozë

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 14:36

Për vitin e katërt radhazi, CEED Top Class do të zhvillojë në Kosovë rekrutimin për programin e trajnimit të menaxherëve të nivelit të lartë.

Nëse jeni sipërmarrës i suksesshëm apo menaxher që synon një nivel tjetër të zhvillimit, mund të aplikoni për të qënë një ndër menaxherët e brezit të katërt të Top Class në Kosovë.

CEED është një institucion i krijuar nga Agjencia Amerikane e Zhvillimit, USAID, dhe Fondi i Asistencës për Ndërmarrjet e Vogla, SEAF.

Në program mund të marrin pjesë themelues biznesesh me moshë nën 40 vjeç, pronarë apo bashkëpronarë, të afërmit e themeluesit, menaxherët, etj. Pjesëmarrësit duhet të jenë të interesuar në zgjerimin e biznesit të tyre.

Programi do të konsistojë në 10 trajnime praktike, programin e këshillimit me menaxherë dhe ekspertë të njohur, pjesëmarrje në aktivitete rajonale dhe qasje në informacion biznesi dhe rrjetëzim me anëtarët e qendrave të tjera CEED në rajon.

Afati për pranimin e aplikimeve është data 26 Tetor dhe në program do të pranohen gjithsej 25 menaxherë. Për më shumë informacione ju mund të vizitoni faqen e CEED Top Class. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat