Samsung jep detajet e produkteve të Windows 8

Teknologji

Samsung jep detajet e produkteve të Windows 8

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 09:43

Samsung-u përgatitet për daljen e Windows 8 në fund të javës së ardhshme, duke shfaqur një sasi të madhe sistemesh të ndërtuara për të marrë avantazh rreth sistemeve të orientuara drejt prekjes.

Duke mos lënë asnjë gur pa luajtur, Samsung-u prezantoi disa tableta të konvertueshme, 2 Ultrabook, një palë sistemesh AIO (të gjitha në një), dhe një notebook tradicional, pjesa më e madhe e të cilëve suporton ekran me prekje.

Për llojet e pavendosura, Samsung ATIV PC 500T dhe Smart PC Pro 700T, të dyja i japin mundësi përdoruesit të kaloi ndërmjet një notebook-u të zakonshëm dhe një tablete PC.

500T karakterizohet nga një procesor Atom Z2760, 2GB RAM, dhe një memorie të brendshme 64GB, ndërsa 700T ka një procesor Core i5, 4GB RAM dhe 128GB memorie. Çmimet e këtyre dy produkteve janë respektivisht 750$ dhe 1200$.

Duke shkuar tek desktopët AIO, Samsung ka një seri të re, Series 5 (ekran 21.5-inç) dhe Series 7 (ekran 23.6-inç dhe 27-inç). Series 5 starton me 800$ ndërsa Series 7 prej 1100$ (versioni 23.6-inç) dhe 1700$ (ai 27-inç).

Duke shkuar tek dy Ultrabook-ët, Series 5 Ultra Touch nis me çmimin prej 810$, duke patur një procesor Core i3 dhe 860$ për Core i5, dhe Series 9 Premium Ultrabook (1300$), i supozuar si një nga më të hollët dhe më të lehtët të prezantuar ndonjëherë.

Më në fund, Samsung Series 7 Notebook do të shitet për 1100$ dhe karakterizohet nga një procesor Intel Core Quad-Core dhe ekran me dritë të pasme LED. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat