Facebook-u planifikon një qendër të re për ruajtjen e të dhënave

Teknologji

Facebook-u planifikon një qendër të re për ruajtjen e të dhënave

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 13:51

Facebook-u përgatitet që të përdor “frigoriferët” për të ruajtur numrin e madh të të dhënave. Kompania është duke menduar mënyra të shumta se si të merret me 7 petabajtët me foto, që përdoruesit ngarkojnë çdo muaj.

Ndërkohë që numri i fotografive rritet, Facebook-u, ka nevojë për mënyra më të lira dhe që përdorin më pak energji elektrike për tu ruajtur të dhënat.

Përdoruesit ngarkojnë rreth 300 milion foto në ditë, dhe në festa të ndryshme rreth 1 ose 2 miliardë foto brenda ditës.

Synohet që qendra e re e të dhënave të konsumojë më pak energji

Facebook-u, po planifikon që të bëjë një qendër të re të të dhënave, me serverë, dhe pajisje të reja të cilat konsumojnë më pak energji dhe kushtojnë më pak se ato ekzistuese, por pa e ndryshuar shpejtësinë e shërbimit.

Por a do të jetë Facebook-u në gjendje që ta bëjë të mundshme këtë pa e ngadalësuar shpejtësinë e serverëve. Ruajtja e "ftohtë" e të dhënave si mënyrë më e shpejtë dhe më e lirë, do të jetë pjesë e infrastrukturës së Facebook-ut në vitin e ardhshëm.

Facebook-u planifikon që të shpërndajë pjesë të tij në “Open Compute Project” i cili është për bashkëpunimin e softuerit në mënyrë “ open source”(burimet e hapura). (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat