Si të kaloni të dhënat tuaja nga iOS në Android

Teknologji

Si të kaloni të dhënat tuaja nga iOS në Android

Më: 20 tetor 2012 Në ora: 13:30

Nëse dëshironi të kaloni nga një sistem iOS në një Jelly Bean, ju shpjegojmë se si.

Kontaktet dhe kalendari

Kalimi i kontakteve dhe kalendarit nga iPhone në Android është po aq i thjeshtë sa Google Sync. Në qoftë se pajisja juaj operon me iOS 3.0 ose më lart, atëherë keni një llogari Google apo Gmail, dhe mund ta realizoni direkt nga telefoni juaj:

- Zgjidhni nga iPhone juaj Settings -> Mail, Contacts, Calendars.

- Vendosni një llogari të re "Microsoft Exchange" ( nëse po importoni nga Gmail).

- Vendosni adresën tuaj të e-mailit dhe të dhënat mbi login. Vendosni domainin nëse keni një të tillë për një server aktual ME; përdoruesit e Gmail mund të mos e plotësojnë këtë fushë.

- Selektoni "Server" dhe më pas shkruani ose adresën e serverit ME ose "m.google.com" për Gmail.

- Në fund, zgjidhni ato që doni të importoni-Mail, Contacts, Calendars, dhe/ose Reminders—dhe më pas klikoni Accept.

Të njëjtën gjë, mund ta realizoni edhe përmes iTunes, vetëm se mund të kaloni disa fusha të caktuara të kontakteve tuaja, si emri, titulli i pozicionit të punës, e-maili, adresa, numrat e telefonit dhe IM.

- Lidheni iPhone-n tuaj me kompjuterin përmes një kablli USB dhe hapni iTunes

- Selektoni iPhone nga lista në panelin e majtë dhe selektoni tabin "Info"

- Selektoni "Sync Contacts With" dhe më pas zgjidhni "Google Contacts" nga menuja drop-down

-Vendosni të dhënat e kyçjes me Google dhe kur të kërkohet, klikoni Apply për të bërë sinkronizimin.

Gjithë materialet e tjera

Për muzikën, videot dhe fotot, lidheni sërish iPhone-n tuaj me kompjuterin. Nëse po përdorni një PC, hapni Explorer, gjeni skedarët që dëshironi në telefonin tuaj dhe kopjojini në desktop.

Përdoruesit Mac, mund të përdorin Image Capture për të shkarkuar këto skedarë në desktop. Më pas, lidhni pajisjen tuaj Android dhe transferoni skedarët në folderin e duhur. Përdoruesit e OSX mund ta bëjnë këtë gjë duke shkarkuar Android File Transfer Utility. Imazhet dhe videot shkojnë në folderin DCIM, ndërsa muzika në Music.

Një opsion tjetër është edhe ngarkimi i të dhënave në Google Play, ku mund të ruani deri në 20 000 këngë pa pagesë (mund të bëhet ngarkimi i koleksionit tuaj direkt nga iTunes).

Po ashtu, mund të përdorni edhe Amazon Cloud Player, i cili ka 5GB hapësirë të lirë pa pagesë. Ose Spotify. Kalimi i SMS-ve nga iPhone, mund të realizohet lehtësisht me My SMS. Ky aplikacion pa pagesë sinkronizon mesazhet tekst ndërmjet pajisjeve të ndryshme si telefona, tabletë, laptopë etj dhe funksionon si me Mac ashtu edhe me Windows. Thjesht shkarkoni programin dhe ndiqni instruksionet.

Aplikacionet

Mos harroni se disa të tilla, si Instagram, Fruit Ninja, apo Flipboard funksionojnë vetëm me iOS. Një pjesë të tyre mund t’i gjeni në Google Play, ose të paktën disa versione të përafërta.

Megjithatë, në Android mund të gjeni edhe disa karakteristika që nuk i gjeni në Apple si p.sh, widgets. Këto aplikacione që shfaqen në home screen, ju japin akses në shumë shërbime si Accuweather Forecasts për parashikimin e motit, Radio Playlists dhe aplikacione të nevojshme të Android-it si Gmail, Calendar, dhe Voice Search (që ngjan me Siri-n). Mos harroni edhe Google Maps. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat