BE-ja planifikon 12 milion € për të ndihmuar ish-punonjësit e Nokia-s

Teknologji

BE-ja planifikon 12 milion € për të ndihmuar ish-punonjësit e Nokia-s

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 14:35

Bashkimi Europian ka planifikuar 12 milion € për të ndihmuar ish-punonjësit e Nokia-s dhe Flextronic të cilët janë të pa punë.

Paratë të cilat vijnë nga EGF, do të harxhohen në tri shtete europiane si në Rumani, Danimarkë dhe Finlandë, për të ndihmuar ish- punëtorët e kompanisë për tu kthyer në vende të ndryshme pune. 2.9 milion € do të shkojnë për 1416 punëtorët në Rumani, të cilët më parë punonin në njërën fabrikë aty, kurse 5.3 milion € do të shkojnë për 1 000 punëtorët në fabrikën e Nokia Salo.

Fabrika e Nokia-s e cila ndodhet në Finlandë, u mbyll më herët këtë vit, duke u larguar nga puna qindra punonjës. Prodhuesi i telefonave hoqi 30 000 punonjës vetëm në vitin 2012.

Ish-punonjësit do të kenë mbështetje financiare nëse dëshirojnë të hapin bizneset e tyre

Ish- punëtorët do të përfitojnë nga ky financim i EGF, ndërkohë që fabrikat e Nokia-s po kalojnë nga Europa në Azi.

Paratë do të përdoren për të ri trajnuar ish-punonjësit dhe për ti mësuar se si të gjejnë punë.

Ata do të marrin këshilla karriere dhe gjithashtu ndihmë financiare nëse duan të hapin bizneset e tyre personale. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat