Apple pritet të lëshojë në treg produktin “Mini iPad”

Teknologji

Apple pritet të lëshojë në treg produktin “Mini iPad”

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 16:12

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, pritet ta lëshojë sot në treg një produkt të ri, një version më të vogël dhe më të lirë se iPad-i.

Pajisja do të konkurronte me rivalët Amazon dhe Google në fushën e kompjuterëve me ekrane më të vogla.

Apple nuk ka dhënë detaje për pajisjen, por Mini iPad pritet të ketë një ekran afërsisht 20 centimetërsh, që është gjysma e madhësisë së iPadit të rregullt.

Ende nuk dihet asgjë as për çmimin e këtij produkti, por pritet që të jetë diku ndërmjet 249 deri në 399 dollarë.

Apple pritet ta prezantojë këtë produkt sot në një ngjarje vetëm me ftesa, ne San Jose të Kalifornisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat