Ndryshim në rangim në YouTube

Teknologji

Ndryshim në rangim në YouTube

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 20:10

Moto e YouTube bëhet “më pak klikime, më shumë shikime”, ndërsa deri te kjo u arrit në fazën eksperimentale të mënyrës së ndryshme të rangimit të faqeve.

Kjo në esencë do të thotë që tek kërkimi i videos së pari do të paraqiten ato video në të cilat është shpenzuar më së shumti kohë duke i shikuar, në vend të atyre me më së shumti klikime.

Ky ndryshim u shkon për shtati atyre me video më kualitative, gjegjësisht atyre që arrijnë të marrin vëmendjen e shikuesve më gjatë, ndërsa do ta pësojnë ata që tentojnë t’i joshin shikuesit me tituj provokativë prapa të cilëve qëndrojnë materiale të dobëta.

Shfrytëzuesit të cilët upladojnë video në YouTube tani mes veglave statistikore kanë edhe atë që përcjell se sa kohë kanë kaluar shfrytëzuesit duke shikuar video materialet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat