Vijnë hartat e Google për iOS, në dispozicion për shkarkim

Teknologji

Vijnë hartat e Google për iOS, në dispozicion për shkarkim

Më: 13 dhjetor 2012 Në ora: 15:47

Kompania Google ka nxjerrë më në fund aplikacionin për harta në iOS.

Më parë kishin dalë fjalë për ofrimin e këtij shërbimi nga kompania gjigante Google, por është bërë realitet të mërkurën në mbrëmje, duke krijuar një komoditet për përdoruesit.

Versioni i hartave për iOS është shumë i ngjashëm me atë të Android. Por ka edhe disa veçori në atë për iOS që përdoruesit nuk do t’i gjejnë në atë të Android, si p.sh. navigimin kthesë-pas-kthese.

Gjithashtu vendet janë dukshëm të integruar në aplikacion.

Hartat e Apple mund të jenë me rrezik për jetën

Por shumë përdorues priten t’i kthehen hartave të Google, që edhe vetë Apple i përdorte para versionit iOS 6. Megjithëse hartat e Apple ishin të reja, dhe jo të zhvilluara mirë.

Apple u përgjigjet konsumatorëve për problemet e hartave

Nisur nga kjo situatë, kompania Apple u përball me disa kritika të ashpra pas lëshimit të aplikacionit të hartave. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat