Federer: Nga Wimbledoni do të kujtoj shumë gjëra të bukura

Tenis

Federer: Nga Wimbledoni do të kujtoj shumë gjëra të bukura

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 12:42
Roger Federer

Eliminimi nga gjysmëfinalja e grand slemit të Wimbledonit, pas fitores fantastike me përmbysje në çerekfinale, ka lënë një shije jo të mirë te tenisti zviceran, Roger Federer. “Më vjen keq që humba në atë mënyrë, pasi mund ta fitoja takimin. Nuk luajta keq, ndaj nuk di ta shpjegoj atë humbje. Dua ta harroj sa më shpejt atë ndeshje”, ka deklaruar sot tenisti zviceran, që tani i duhet të përgatitet për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku do të tentojë një tjetër medalje. “Nga Wimbledoni do të kujtoj shumë gjëra të bukura në këto 10 ditë që luajta. Erdha këtu pa shumë pretendime dhe shkova përtej pritshmërisë. Fitorja ndaj Cilic më jep më shumë besim për të ardhmen”, tha tenisti 34-vjeçar, numri 3 në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat