Venus Williams kualifikohet në gjysmëfinalet e Stanford

Tenis

Venus Williams kualifikohet në gjysmëfinalet e Stanford

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:01
Venus Williams

Amerikania Venus Williams, tenistja e 7-të botërore, ka mundur patrioten e saj CiCi Bellis në çerekfinalet e turneut në Stanford, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

 Ish-N.1 botëror, fituese dy herë në 2000 dhe 2002, e mundi 19-vjeçaren me dy sete, 6-4, 6-1.

36-vjeçarja ka diskutuar shtatë finale në Stanford dhe tashmë duhet të mundi një tjetër amerikane, Alison Riske, për të shpresuar një finale të tetë dhe titullin e 50-të në karrierën e saj të dielën.

Riske, e 78-ta në klasifikimin botëror, mundi në çerekfinale patrioten e saj Coco Vandeëeghe, e cila u largua pas dëmtimit në kaviljen e djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat