Bajraliu ballëlart, e mundi kampionin shqiptar

Tenis

Bajraliu ballëlart, e mundi kampionin shqiptar

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2016 Në ora: 13:20
Granit Bajraliu

Tenisti nga Prishtina, Granit Bajraliu, është fitues i turneut të 15-të “Dielli TEB Open 2016” në tenis.  Finalja u zhvillua në fushën e tenisit në Prishtinë, në një kohë fortë të përshtatshëm. Ai fitoi me rezultatin 2:1 (3:6, 7:6, 6:1) ndaj kampionit te Shqipërisë, Genajd Shypheja.  Bajraliu bëri lojë jashtëzakonisht të mirë sidomos në dy setet e fundit, kur ishte më i shkathët se rivali nga Shqipëria. Seti i parë ishte në favor të kampionit shqiptar, por Bajraliu rikthehet shumë shpejt në dy setet e fundit dhe me mjeshtrin e tij e ktheu humbjen në fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat