Murray, gati për Lojërat Olimpike

Tenis

Murray, gati për Lojërat Olimpike

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 19:15
Andy Murray

Tenisti mirënjohur britanik, Andy Murray, kampioni në fuqi olimpik, shpreson të përsërisë suksesin e para katër viteve. Ai është në Rio ku do të mbahen Lojërat Olimpike dhe është mjaft optimist. “Jam gati për këtë sfidë. Kam pushuar për një kohë të gjatë dhe pas triumfit në Wimbledon synoj që të njëjtën gjë të arrij edhe në Rio. Do të ishte diçka e mrekullueshme sikur të përsëritja vitin 2012, ku fitova dy herë në fushat me bar të Londrës: Në Wimbledon dhe më pas të artën. Këtë vit e arrita njërin triumf, tani synoj tjetrin. Jam përgatitur edhe pse e di që ka rivalitet, por jam gati”, ka thënë Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat