Befasi në US Open: Tenisti i pestë në botë pëson humbje prej të 120!

Tenis

Befasi në US Open: Tenisti i pestë në botë pëson humbje prej të 120!

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 08:42
Milos Raonic

Në turneun e hapur të tenisit, US Open është shkaktuar befasia më e madhe!

Tenisti i pestë në botë, ka përfunduar pjesëmarrjen në rrethin e dytë pas humbjes prej lojtarit që renditet në vendin e 120-të në botë.

Tenisti kanadez me prejardhje malazeze, Milos Raonic ka pësuar humbje të papritur prej amerikanit, Ryan Harrison.

Ky i fundit arriti të triumfoi me rezultat 3:1, përkatësisht në sete (6-7, 7-5, 7-5, 6-1).

Në takimet tjera vlen të theksohet se spanjolli Rafael Nadal nuk ka lejuar befasi duke mposhtur Andreas Seppin me rezultat 3:0, në sete (6-0, 7-5, 6-1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat