Kualifikohen motrat amerikane

Tenis

Kualifikohen motrat amerikane

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 19:24
Serena Williams

Tenistja amerikane, Serena Williams, është kualifikuar në të 16-ës e finales së turneut prestigjioz ‘Us Open’. Williams bëri paraqitje shumë më të mirë dhe triumfoi me rezultat 2:0 (6:3, 6:3) ndaj bashkëkombëses së saj, Vania King. Serenës i mjaftuan një orë e shtatë minuta dhe ta eliminoi bashkëkombësen e saj. Ndërkaq, motra e Serenës, Venus Williams mundi gjermanen Julia Goerges me rezultat 2:0 (6:2, 6:3). Venus nuk e vuri aspak në diskutim suksesin dhe u kualifikuan më tutje. Motrat amerikane synojnë të shkojnë sa më lartë dhe të fitojnë edhe trofeun e kësaj gare prestigjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat