Nadal pëson goditje të rëndë

Tenis

Nadal pëson goditje të rëndë

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 11:51
Rafael Nadal

Francezi Lucas Pouille shkaktoi surprizën e madhe në U.S Open duke eliminuar pas një beteje prej pesë setesh, Rafael Nadal. Në “Arthur Ashe Stadium” numri 24 i botës, pati nevojë për plot 4 orë për të mundur spanjollin, që nuk shfrytëzoi as një game me brek në favor në setin e pestë për të fituar sfidën. Që do të ishte një ndeshje e vështirë për Rafën u kuptua që në setin e parë kur Pouillet fitoi në setin e parë 6-1. Nadal u rikthye me një 6-2 në të dytin, por francezi tregoi aftësitë e tij në të tretin të cilin e mbylli 6-4 në favor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat