I ulet dënimi

Tenis

I ulet dënimi

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 18:46
Maria Sharapova

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me pezullimin e tenistes ruse Maria Sharapova, që kishte apeluar dënimin prej dy vitesh të dhëna nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF). CAS ka ulur dënimin e ITF nga 24 në 15 muaj, çka do të thotë që bukuroshja ruse mund të rikthehet të luajë në prill të 2017-ës. Shkualifikimi i Sharapovës ka nisur më 25 janar të këtij viti dhe pas vendimit që ka marrë CAS, tenistja ruse mund të rikthehet në fushë prej 26 prill.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat