Federer rikthehet në janar në Hopman Cup

Tenis

Federer rikthehet në janar në Hopman Cup

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 23:59
Federer

Ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin në fushë të Roger Federer. Zvicërani i cili në muajin korrik lajmëroi tërheqjen nga turnetë e mbetur të 2016-ës në tenis për shkak të problemeve fizike, do të klthehet protagonist në muajin janar pikërisht në Hopman Cup në Perth të Australisë, një turne mix që shërben për t’u përgatitur për Australina Open. Sikurse kanë bërë të ditur organizatorët, kampioni hevlet do të ketë në krah Belinda Bencic. Për herë të fundit Federer ka marrë pjesë në Hopman Cup në vitin 2001. Pikërisht ky turne do t’i shërbejë gjithashtu për të fituar besim pas mungesës në Olimpiadën e Londrës dhe në US Open.

Ndër tetë vendet pjesëmarrëse, përvec Australisë që duhet të mbrojë titullin e fituar në 2016  me Nick Kyrgios e Daria Gavrilova, do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Ëmerikës me  Jack Sock e Coco Vandeëeghe si Republika Ceke me Petra Kvitova e Adam Pavlasek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat