Nisi pa surpriza turneu Masters i Shanghait që po zhvillohet aktualisht në Kinë. Me tenistët e mëdhenj si Novak Djokovic, Andy Murray, Stanislas Wawrinka e Rafael Nadal që janë kualifikuar automatikisht në ditën e parë vëmendja ishte te emra të tillë si Jo Wilfried Tsonga apo John Isner. E pati shumë të thjeshtë sfidën e tij të vlefshme për raundin e parë francezi Jo Wilfried Tsonga i cili mposhti në 2 sete gjermanin Florian Mayer. Vetëm 5 game humbi në total numëri 13 i Botës dhe favoriti numër 9 për të triumfuar në Mastersin e Shanghait. Tsonga dominoi kundërshtarin e tij në 1 orë e 12 minuta lojë me shifrat 6-3, 6-2.
Pas suksesit ndaj Mayer tenisti francez në ruandin tjetër do të ketë përballë serbin Janko Tipsarevic. Pritej të ishte një ndeshje shumë e luftuar ajo mes gjermanin Alexander Zverev dhe amerikanit John Isner por nuk rezultoi aspak kështu sepse 21-vjecari e dominoi sfidën në cdo aspekt. Zverev aktualisht numri 21 në Botë ishte thjeshtë i papërmbajtshëm duke triumfuar në 2 sete ndaj Isner me shifrat 6-4, 6-2 në vetëm 1 orë e 10 minuta lojë. Avancuan për më tej në Mastersin e Shanghait edhe emra të tillë si Vasek Pospisil, Victor Troicki, Steve Johnson dhe Benoit Paire.