Bautista-Murray finalja e mastersit te Shangait

Tenis

Bautista-Murray finalja e mastersit te Shangait

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:15
Murray

Novak Djokovic eliminohet në mënyrë të pabesueshme në gjysmëfinale të mastersit të Shangait nga spanjolli Roberot Bautista-Agut. Kampioni në fuqi i këtij turneu u dorëzua në dy sete me të njëjtin rezultat 6-4, ndaj numrit 19 në renditjes botërore, që për harë të parë në karrierë arrin të mposhtë tenistin më të fortë në botë.

“Nole” e kishte nxjerrë jashtë loje spanjollin në pesë përpasjet e mëparshme, por në mastersin e parafundit të 2016-ës ndodhi ajo që askush nuk e priste.

Në katër gejme dështoi serbi me shërbimet e tij, 3 herë vetëm në setin e dytë, duke ia falur në njëfarë mënyrë fitoren Bautista-Agut.

Spanjolli do të përballet në finale e Andy Murray, që kaloi me lehtësi 2-0 me sete, 6-4 dhe 6-3 francezin Simon. Gjatë setit të parë pati gabime të shumta nga të dy tenistët, aq sa Simon humbi 4 gejme me shërbimet e tij, ndërsa Murray 3.

Skocezi e shfrytëzoi pasigurinë e kundërshtarit edhe në setin e dytë, duke e mbyllur ndeshjen në 1 orë e 45 minut lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat