Murray, i jashtëzakonshëm

Tenis

Murray, i jashtëzakonshëm

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Murray

Nuk zhgënjen numri 1 i Botës. Andy Murray e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në grupin A, të Atp World Tour Finals, turneut të përvitshëm që zhvillohet mes 8-të tenistëve më të mirë të Botës. Shumë e thjeshtë sfida ndaj Marin Çiliç për Murray-in që humbi në total vetëm 5 game ndaj shtatlartit kroat. Tenisti britanik në O2 të Arena të Londrës i mbështetur fuqishëm edhe nga publiku vendas imponoi ritmin e tij ndaj Çiliç që në fillim. Edhe pse humbi në një rast turin e shërbimit, Murray fitoi 2 game me break duke bërë të tijin setin e parë me shifrat 6:3. Në setin e 2-të numri 1 i Botës ishte akoma edhe më perfekt në lojën e tij.

Cilic në fakt shquhet për shërbimin e fortë por Murray e theu dy herë në servis kroatin duke fituar 6:2 setin e dytë dhe gjithë ndeshjen 2:0 në diçka më tepër se 1 orë e gjysmë lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat