Becker-Djokovic, mbyllet bashkëpunimi

Tenis

Becker-Djokovic, mbyllet bashkëpunimi

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:04
Boris Becker dhe Novak Djokovic

Ndahen rrugët e Boris Becker dhe Novak Djokovic. Ish kampioni gjerman që drejtoi për 3 vite si trajner edhe ish numrin 1 të botës, nuk do të jetë më njeriu në krah të tenistit serb. Lajmin e bën të ditur vetë Djokovic në një pozstim në faqen zyrtare në Facebook ku ndër të tjera shkruan: “Pas 3 viteve suksese vendosën së bashku që të ndërpresim bashkëpunimin tonë. Bashkë arritëm çdo objektiv që vendosëm. Tani unë dëshiroj të mbaj këtë nivel loje dhe shumë shpejt do të marr një vendim për hapat që do të hedh”.

Bashkëpunimi mes Becker dhe Djokovic rezultoi i suksesshëm për Nolen që mbyll kështu një kapitulll të artë në karrierën e tij. Me gjermanin si trajner, tenisti serb fitoi 25 tituj mes të cilëve 6 grand slam dhe 14 masters. Motivet e përfundimit të bashkëpunimit nuk janë ende të qarta por gjatë javëve të fundit, mediat kanë aluduar për mosmarrëveshje pasi Becker i dha një ultimatum tenistit pasi Djokovic vazhdon të mbajë pranë një guru të quajtur Pepe Imaz. Gjithsesi, ky version është përgënjeshtruar nga të dyja krahët dhe gjatë ditëve të ardhshme do të mësohet me shumë për atë që ka ndodhur dhe për atë që do të ndodhë pasi Djokvic është vënë në lëvizje për një trajner të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat