Murray e Kerber, më të mirët e Vitit

Tenis

Murray e Kerber, më të mirët e Vitit

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Murray e Kerber

Britaniku Andy Murray dhe gjermania Angelique Kerber, janë shpallur tenistët më të mirë të Vitit. Të dy tenistët që bënë paraqitje më të mira për vitin 2016 dhe që arritën suksese në garat e ndryshme. Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka konfirmuar fituesit, në përfundim të një votimi që është kryer ditët e fundit. “Ky titull do të thotë shumë për mua. Kam kaluar një vit të paharrueshëm, duke fituar sërish në Wimbledon, medaljen e artë olimpike dhe më pas në US Open. E mbylla vitin në krye të renditjes në garën e fundit dhe kjo e bën më special këtë trofe”, tha Murray. “Jam e nderuar që marr këtë titull dhe që hyj në ajkën e tenistëve më të mëdhenj. Ky ka qenë viti më i mirë i karrierës time, duke përjetuar eksperienca të ndryshme”, thotë Kerber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat