Kerber: Detyra e parë, të jem në formë në Australia Open

Tenis

Kerber: Detyra e parë, të jem në formë në Australia Open

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 12:56
Kerber

Një nga tenistet protagonist të vitit që po mbyllet është edhe Angelique Kerber, e cila fitoi në Grand Slamin australian një vit më parë, duke i hapur rrugën një suksesi të jashtëzakonshëm gjatë 2016-ës. Suksese që e ngjitën në krye të renditjes botërore për femra, aty ku dhe mbretëron. Por për tenisten gjermane të ruajë këtë pozicion është një detyrë e vështirë, ndaj dhe ajo premton maksimumin në çdo ndeshje. “Detyra e parë është të jem në formë në Australia Open, pasi jam kampione në fuqi dha dua të bëj një paraqitje të mirë aty”, tha Kerber. “Pas një viti 2016 fantastik, do të jetë e vështirë të përsëris të njëjtën gjë, por asgjë nuk është e pamundur. Jam përgatitur mjaft mirë dhe shpresoj që të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur në krye. E di që do të jetë një sfidë e vështirë, pasi ka shumë rivalitet, por sfidat nuk më trembin. Në Australia kam shumë kujtime të mira, ndaj jam gati të përballem me fatin tim”, tha Kerber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat