Federer: Rruga e duhur do të ishte bërja e testeve...

Tenis

Federer: Rruga e duhur do të ishte bërja e testeve...

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 19:22
Federer

Është stërvitur intensivisht në Dubai dhe është gati të rikthehet në Hopman Cup në Perth të Australisë pas gjashtë muajve mungesë. Rogger Federer mbërriti në Australi për Krishtlindje, ku ishte protagonist në një event në Brisbane, dhe ku tha fjalën e tij, madje shumë të ashpër për luftën kundër dopingut.

“Duhet të investojmë më shumë në luftën kundër dopingut. Me kaq shumë para që xhirojnë në sport, duhet të mendojmë që të shtojmë fondin për të luftuar dopingun. Mua do të më pëlqente që tenistët t’u nënshtrohen testeve në periudhën mes fundit të sezonit dhe fillimit të sezonit të ri, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe stërvitja është më intensive. Rruga e duhur do të ishte bërja e testeve në çdo çerekfinale sidomos në ato turne që vlejnë më shumë pikë dhe çmimet për fituesit janë më të larta. Mendoj se lojtarët dhe tifozët do të ishin të kënaqur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat