Williams në shok, eliminohet nga bashkëkombësja

Tenis

Williams në shok, eliminohet nga bashkëkombësja

Nga: K.G. Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:32
Williams e shokuar

Askush nuk e kishte pritur se Serena Williams do të eliminohet në të tetën e finales së turneut Auckland në Zelandën e Re sidomos nga bashkëkombësja e saj, Madison Brengle. Tenistja e mirënjohur amerikane pësoi me rezultat 2:1 (6:4, 6:7, 6:4) nga Madison Brengle. Kjo ishte ndër befasitë më të mëdha të këtij turneut, për faktin se as laiku më i madh nuk ka besuar se Williams do të mposhtet. Në setin e parë Brengle bëri lojë të mirë dhe triumfoi me 6:4, por humbi në të dytin dhe atë në taibrek me 7:6. Kur pritej se seti i tretë do të jetë në favor të Williams, Brengle befasoi dhe fitoi me 6:4 dhe rezultat të përgjithshëm 2:1. Në çerekfinale, Brengle do të takohet me letonen Jelena Ostapenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat