I zhgënjyer

Tenis

I zhgënjyer

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:52
Murray

Tenisti britanik Andy Murray përpiqet ta marrë me filozofi humbjen e pësuar nga Novak Gjokoviq në finalen e turneut të Doha. Murray shprehet se ky turne dhe sfida me Gjokoviqin ishin një test i mirë në prag të Grand Slam-it të Australia Open. “Normale që objektivi i të gjithë tenistëve është Australia Open, ndaj për të gjithë këto ndeshje janë të rëndësishme për të gjetur formën e duhur dhe testuar veten. Ndihem mirë fizikisht dhe kjo është e rëndësishme. Këto ditë pushim do të më shërbejnë për të rifituar formën e duhur. Kam ende disa gjëra ku duhet të punoj, ndaj mendoj se kam edhe unë shanset e mia për të fituar në Melburn”, ka thënë Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat