Tenisti nga Zvicra, Roger Federer, kualifikohet në të 32-ën e finales së turneut prestigjioz “Australian Open”. Zvicerani e mposhti me rezultat 3:1 (7:5, 3:6, 6:2, 6:2) austriakun Jurgen Melzerin. Ndërkaq, britaniku Andy Murray shënoi fitore të vështirë me rezultat 3:0 (7:5, 7:6, 6:2) në përballje me ukrainasin Illya Marchenko. Stanislas Wawrinka nga Zvicra kualifikohet, pasi e mposhti sllovakun Martin Klizan me rezultat 3:2 (4:6, 6:4, 7:5, 4:6, 6:4).