Tenisti uzbek, i 117-të në listë, mposht Gjokoviqin

Tenis

Tenisti uzbek, i 117-të në listë, mposht Gjokoviqin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:48
Tenisti nga Uzbekistani, Denis Istomin.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, 12 herë fitues i grand slameve, është eliminuar në raundin e dytë të turneut Australian Open.

Tenisti uzbek, Denis Istomin, e ka mundur atë në pesë sete, në arenën Rod Laver në Mellburn.

Gjokoviq, tenisti numër 1 në botë, e ka fituar gjashtë herë turneun Australian Open, gjatë karrierës së tij.

Ai e pranoi se nuk është i kënaqur me performancën e sotme.

Tenisti uzbek, Istomin, 30 vjeç, radhitet i 117-ti në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat