Tenistja amerikane eliminoi rusen

Tenis

Tenistja amerikane eliminoi rusen

Nga: K.G. Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:36
Venus Williams

Tenistja amerikane, Venus Williams, është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut ‘Australian Open’. Ajo me një lojë më të mirë e gjunjëzoi me rezultat 2:0 (6:4, 7:6) rusen Anastasia Pavlyuchenkovan. Veçori ka qenë seti i dytë, ku Williams hasi në vështirësi, megjithatë e mposhti në tai-brek me 7:6 dhe rezultat të përgjithshëm 2:0 rusen. Coco Vandeweghe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës befasoi me lojë superiore, duke e deklasuar me rezultat 2:0 (6:4, 6:0) spanjollen Garbine Muguruza. Seti i parë ka qenë me rivalitet kur amerikania ngadhënjeu me 6:4, ndërsa në setin e radhës spanjollja pësoi fiasko me 6:0 dhe humbi me rezultat të përgjithshëm 2:0. Në gjysmëfinale Vandeweghe ballafaqohet me bashkëkombësen e saj Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat