Williams pa respekt për britaniken

Tenis

Williams pa respekt për britaniken

Nga: K.G. Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:43
Williams përshendet me Kontan

Tenistja amerikane, Serena Williams, bëri paraqitje të mirë dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut prestigjioz ‘Australian Open’. Ajo shënoi fitore me rezultat 2:0 (6:2, 6:3) kundër britanikes Johanna Konta. Amerikania  ka qenë më e shkathët në dy sete, duke mos treguar aspak respekt për rivalen. Mirjana Luçiç-Baroni ishte më e suksesshme se çekja Karolina Pliskova, duke e mposhtur me rezultat 2:1 (6:4, 3:6, 6:4). Në sfidën gjysmëfinale do të ndeshen  Williams dhe Luçiç-Baroni, ku favorite është amerikania.  Veçori është se motrat amerikane janë në gjysmëfinale, pasi që ditë më u parë u kualifikua edhe Venusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat